Prezenca spiunit serb dhe këshilltar në ambasadë, Goran Zhivaljeviq në Parlamentin e Maqedonisë natën e përgjakshme të 27 prillit, është shembull që tregon se Serbia përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë, deklaroi ministri i ri i punëve të jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, transmeton Gazeta Lajm.
“Do të përpiqem ta mbylli çështjen me Serbinë pa ndonjë skandal të madh, mirëpo kjo nuk është fillim i mirë nga pala tjetër. Në Parlamen praktikisht ndodhi grushtet i cili dështoi. Nuk mundet përfaqësuesi juaj të jetë pjesë e masës që është futur në Parlament dhe të thoni se nuk përziheni në punët e brendshme. Nuk ekziston shembull më konkret për përzierje në punët e brendshme të një shteti tjetër. Unë si diplomat, në institucionet e një vendi tjetër futem përmes derës kryesore”, ka deklaruar Dimitrov. Ai ka shtuar se nuk është mirë që ndërtimi i marrëdhënieve të reja me Serbinë të fillojë me skandale.