Deputeti Amdi Bajram, i cili gjatë fushatës parazgjedhore publikisht, iu kërcënua liderit të LSDM-së Zoran Zaev se do ta mbyllë në kafaz si lepur, në një deklaratë për Makfaks tha se do të veprojë si opozitë, por nëse është e nevojshme do të bashkëpunojë me qeverinë e re.
Njësoj si Amdi Bajrami po sillen edhe shumë anëtarë të BDI-së të cilët deri dje ishin me Gruevskin dhe e shanin Zaevin, kurse tani lavdërohen me koalicionin që kanë me të.
BDI nëntë vite ishte në koalicion me Amdi Bajramin dhe si duket ka mësuar mjaft prej tij. Ata duken vërtetë të turpëruar që ishin në koalicion me VMRO-në dhe po mundohen me çdo kusht t’i detyrojnë shqiptarët të harrojnë këtë gjë, mirëpo nëntë vite janë shumë, kanë ndodhur shumë gjëra dhe pa marrë parasysh propagandën e BDI-së, shiptarët nuk mund t’i harrojnë “të mirat” që ua sollën gjatë kohës sa ishin në koalicion me VMRO-në.