Edhe analisti politik Nijazi Muhamedi tha se vendimi i BESËS për të mos futur në Qeveri ka qenë i drejtë duke parë se nuk u jetësua Platforma shqiptare.
“Po të mbetej në krah të LSDM-së ose të VMRO-së atëherë nuk do të ishte mirë. E drejta e saj është ta vlerësoj momentin se çfarë pozicioni të marrë. Është e nevojshme për shqiptarët të kenë opozitë. Varet prej BESËS sa do ta artikuloj atë qëndrim opozitar. Do të shkojnë dy tre muaj dhe shumë gjera do të dalin në shesh”, tha analisti politik Nijazi Muhamedi në emisionin “Arena” në TV SHENJA.
Ai shtoi se pa shqiptarët nuk mund të formohet qeveria dhe se tani shqiptarët janë fuqizuar.
“Shumë peshë kanë shqiptarët. Këtu duhet të ishte lider i opozitës Ziadin Sela i cili shkoi në rrugë të gabueshme. Nëse Sela del në anën e shqiptarëve nesër mund ta prishim qeverinë, pasnesër ta ndreqim pak. Por duhet të luhet loja ndershëm”, tha më tej Muhamedi.