Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë uruar për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë, duke dëshiruar që me këtë qeveri të punohet në realizimin e reformave urgjente. Në urimin e DASH-it, thuhet se Maqedoninë e presin reforma në shumësfera.
“Si miq dhe partner të Maqedonisë, SHBA me padurim pret që të punoj me Qeverinë e re për plotësimin e aspiratave euro-atlantike të vendit, për zbatimin e reformave urgjentet me të cilat do të përforcohet sundimi i së drejtës dhe pavarësia e gjyqësorit, liria e medieve dhe llogaridhënia e Qeverisë”, kanë thënë nga DASH.
Formimin e Qeverisë së re e kanë përshëndetur edhe përfaqësues të lartë të BE-së. Në letrën e përbashkët të Përfaqësueses së lartë për Politikë të Jashtëm dhe Siguri, Federika Mogerini dhe Komisarit Johanes Hahn ata kanë thënë se presin që Qeveria e kryeministrit Zoran Zaev dhe opozita, të përgatisin program të përbashkët për agjendën reformuese e cila do të jetë në dobi për Republikën e Maqedonisë.
“Bashkimi Evropian është i gatshëm ta mbështesë punën që qeveria e re, si dhe opozita do ta bëjnë që në mënyrë konstruktive të implementohen të gjitha pjesët e Marrëveshjes së Përzhinos dhe Prioritetet reformuese urgjente. Presim të gjitha partitë parlamentare t’i lënë ndarjet e tyre anash për momentin dhe nga fillimi të punojnë bashkërisht në dorëzimin e agjendës së përbashkët reformuese e cila do të jetë në dobi të vendit në tërësi”, thuhet në letrën e BE-së
Edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg ka përshëndetur formimin e qeverisë së re. Ai gjatë bisedës telefonike që ka zhvilluar me kryeministrin e ri Zoran Zaev, ka thënë se interes i NATO-se është që Maqedonia të jetë stabile.
“Në bisedën, ne jemi pajtuar për rëndësinë e zgjidhjes së reformave urgjente, përfshirë edhe sundimin e drejtësisë. Këto reforma do të jenë në të mirë të gjithë qytetarëve të IRJ e Maqedonisë, ndërsa edhe më tej do t’i avancojnë aspiratat euroatlantike të vendit. Interesi i NATO-së është të ketë një shtet demokratik dhe prosperues, si pjesë e rajonit të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Jans Stoltenberg, Sekretari Gjeneral i NATO-së.
Më tej thuhet se Stoltemberg i ka thënë Zaevit se si “Shkupi do të avancojë, ashtu NATO do të sigurojë përkrahje, përfshirë edhe nëpërmjet zyrës së saj në kryeqytet”.
DASH: Presim reforma urgjente. BE: Qeveria dhe… by tvshenjaofficial