Ndonëse që nga viti 2002 e deri tani kryetari i BDI-së Ali Ahmeti çdo herë ka siguruar ulëse në Kuvendin e Maqedonisë, megjithatë rrallëherë opinioni ka mundur të shoh atë në seancat e Kuvendit.
Kujtojmë se ai është shquar për mungesat e shumta në Kuvend, ndërsa prezencat e tij numëroheshin me gishta.
Por një situatë e tillë si duket do të ndryshoj tani, ngase qeveria e re ka vetëm 62 deputetë dhe për të votuar çdo ligj, nevojitet prezenca e çdo deputeti të shumicës parlamentare, përfshirë edhe kreun e integristëve, raporton SHENJA.