01 June
Zgjedhja e qeverisë së re i dha fund pushtetit njëmbëdhjetëvjeçarë të Nikolla Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së. Kryeministri Zoran Zaev premtoi përkushtim për të gjithë qytetarët pa dallime dhe ftoi nëpunësit të bëjnë të njëjtën gjë.
Apeloi te ata në funksionet më të larta, te ata pas tyre dhe te ata në funksione më të ulëta; të bëni kujdes për qytetarët se ndryshe do të ketë dorëheqje dhe largime nga puna! Të jeni në shërbim të qytetarëve! Nuk mundet gjithkush të jetë kryeministër, ja unë e fitova këtë nderë por në emrin tuaj dhe për llogarinë tuaj, edhe jetën do ta lejë që ta shoh lumturinë te populli im dhe te të gjithë qytetarët – deklaroi kryeministri Zoran Zaev.
Nikolla Gruevski në fjalimin e fundit në foltore para votimit të Qeverisë kundërshtoi ashpër programin e saj. Premtimet për zhvillim ekonomik ai i quajti mjegull.
E përshëndes marrjen e mandatit për marrjen e funksionit të kryeministrit dhe për nënshkrimin se nuk do ta mbështesë platformën e Tiranës. Urime për popullin i cili në mënyrë të qetë dhe vazhdimisht protestoi kundër asaj plot 80 ditë me qëllim që ta ruaj unitetin e vendit. Ai që dikush e kishte të nevojshme të krijojë perceptim të keq te shqiptarët për ne dhe padrejtësisht të na përfaqësojë si nacionalistë, që nuk i respektojnë shqiptarët ose janë kundër tyre, është sukses jetëshkurtër – tha ish kryeministër Nikolla Gruevski.
Zaev deklaroi se pret një opozitë konstruktive e cila është e nevojshme për zbatimin e reformave. Ai apeloi që të lihen pas ofendimet dhe albanofobia e periudhës së fundit.
Është vështirë të shkohet në opozitë veçanërisht për shkak të dyshimeve serioze por asnjëri më tej nuk do të ketë kontroll mbi gjyqësorin. Para dhe pas zgjedhjeve në shoqërinë tonë mbetën plagë serioze. Kishte albanofobi në Maqedoni. Këto plagë këtu do të kalojnë por ata që mbeten janë të thella. Dua këtu publikisht t’u shpreh respekt për qëndrueshmërinë kryetarëve të partive shqiptare sepse kanë mundur të reagojnë edhe ndryshe kur kanë qenë të provokuar – theksoi Zaev.
Nëse punohet me dinamikë dhe përkushtim, Zaev u shpreh i bindur se vendi mund të zbatojë reformat e Pribesë për një periudhë prej 2 vitesh. Deri te kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, ai dorëzoi përgjigjen e Prokurorisë Speciale se për asnjërin nga ministrat e kabinetit të tij nuk ka procedurë hetimore dhe padi.
Fatlume Dervishi