Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev tha se është mirë që në mënyrë të qetë u bë pranim-dorëzimi i funksionit të kryeministrit por edhe të pushtetit në tërësi.
Sipas tij ky është një mesazh i mirë për të gjithë qytetarët se duhet bashkëpunuar së bashku.
Sa i përket kërkesës për dorëheqje të prokurorit Marko Zvërlevski, Zaev tha se nuk ka ende informacion nëse ai ka dhënë dorëheqje.
“Rendi është që Qeveria të jep propozim për emërimin e Prokurorit. Mendoj se proceset e tilla duhet t’i shpejtojmë. Sot është fillimi i reformave në Maqedoni, ndërsa një nga reformat më serioze do të jetë reforma në gjyqësor”, tha Zoran Zaev.
Ai tha se me presidentin Ivanov kanë konstatuar nevojën për bashkëpunim.
“Do të bëjmë gjithçka që ky bashkëpunim të jetë në nivelin më të madh. Unë jam për bashkëpunim me të gjithë, shihni unë e kam ftuar për bashkëpunim edhe opozitën. Neve na duhen mesazhe pozitive që të hec procesi për jetë më të mirë”, tha Zaev.