Kryeministri i ri i Maqedonisë Zoran Zaev sot në orën 12:30 nën shoqërimin e disa anëtarëve të kabinetit të tij ka hyrë në ndërtesën e Qeverisë.
Ai është pritur nga kryeministri teknik Emill Dimitriev, i cili ia dorëzoi funksionin.
Zaev gjatë mbrëmjes së djeshme kur u zgjodh Qeveria e re tha se do të avancojnë jetën për të gjithë qytetarët e Maqedonisë.