Sekretari Gjeneral i NATO-së, Jans Stoltenberg, ka lëshuar një komunikatë në të cilën njofton se mëngjesin e sotëm ka zhvilluar bisedë telefonike me kryeministrin e ri të Maqedonisë Zoran Zaev të cilin e ka uruar për Qeverinë e re.
Stoltenberg në bisedë më Zaevin e ka njoftuar atë se NATO ka interes që Maqedonia të jetë stabile.
“Sot kam biseduar me kryeministrin Zaev dhe e përgëzova për përgjegjësinë e tij të re. Në bisedën, ne jemi pajtuar për rëndësinë e zgjidhjes së reformave urgjente, përfshirë edhe sundimin e drjetësisë. Këto reforma do të jenë në të mirë të gjithë qytetarëve të IRJ e Maqedonisë, ndërsa edhe më tej do t’i avancojnë aspiratat euroatlantike të vendit. Interesi i NATO-së është të ketë një shtet demokratik dhe prosperues, si pjesë e rajonit të Ballkanit Perëndimor”, ka theksuar Stoltenberg, transmeton SHENJA.
Në fund thuhet se si “Shkupi do të avancoj, ashtu NATO do të siguroj përkrahje, përfshirë edhe nëpërmjet zyrës së saj në kryeqytet”