Të shtëna me armë në Ministrinë e Shëndetësisë?
Disa çaste më parë është me armë zjarri ndaj ish ministrit të Shëndetësisë, Nikolla Todorov. Burime brenda Ministrisë për Shëndetësisë konfirmuan rastin, duke thënë se e tërë ngjarja ka ndodhur para syve të tyre.
Sipas dëshmitarëve që gjenden brenda ndërtesës së ministrisë, thuhet se një i moshuar ka shtënë me revole.Sulmuesi është arrestuar në vendngjarje, ndërsa sipas informacioneve, bëhet fjalë për person të moshës rreth 50-60 vjeçar.
Sipas informacioneve jozyrtare sulmuesi ka shtënë dy plumba drejt Nikolla Todorovit, por për fat të mirë ai nuk është i lënduar.
Gazetarja jonë në vendngjarje, njofton se I dyshuari besohet se ka shtënë në drejtim të ish-ministrit të shëndetësisë Nikola Todorov.
I dyshuari është arrestuar.
Ministri Arben Taravari nuk është prezent në ministri.
Ai pritej që të merr detyrën e re, dhe t’i dorëzohet nga Todorov në mesditë.
Priten informacione shtesë lidhur me rastin./Almakos