Këta fëmijë janë paraqitur si të zhdukur dje, që nga ora 6 e mëngjesit. Vajza ka 11 vjet ndërsa djaloshi është 10 vjeçar. Një apel po përhapet në rrjetet sociale për të ndihmuar familjarët dhe autoritetet për të gjetur fëmijët.
Ata që kanë parë fëmijët, apo që kanë ndonjë informatë në lidhje me vendndodhjen e tyre, luten që të kontaktojnë policinë apo numrat 072 616 518 dhe 076 943 579. Sipas të dhënave, fëmijët banojnë në lagjen Autokomandë të Shkupit, ku edhe janë parë herën e fundit. /SHENJA/