Partitë maqedonase janë mësuar që të bisedojnë me partitë shqiptare për poste ministrore, e nuk janë mësuar që të bisedojnë për partneritet të plotë. Nuk janë të gatshëm që të bisedojnë për një Qeveri ku shqiptarët nuk do të jenë shërbëtorë. Kështu tha ndër të tjera kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në emisionin ARENA, duke shtuar se kërkesat e BESËS ishin parime mbi të cilat do të duhej të zhvillojë punën Qeveria.
“Parimet e marrëveshjes të cilën ia ofruam LSDM-së, nuk vlenin vetëm për Lëvizjen BESA, por vlejnë edhe për partitë tjera pjesëmarrëse në një koalicion të mundshëm. Ne do të kishim dashur që një marrëveshje e tillë edhe pa Lëvizjen BESA ta kishin bërë partitë tjera. Është për keqardhje që akoma nuk ka një deklarim të qartë mes partnerëve të ardhshëm të koalicionit nëse ka një marrëveshje për bashkëqeverisje”, ka thënë Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes BESA.
Duke i komentuar propozimet e BDI-së për ministra në kabinetin e ri qeveritar, Kasami tha se reformat nuk bëhen kështu, duke e vlerësuar këtë si një shantazh të BDI-së ndaj LSDM-së. Ai rikujtoi se një vendim i ngjashëm ishte edhe për Kryeparlamentarin, duke shtuar se BDI po e shfrytëzon pozitën për riciklimin e eksponentëve të saj.
“Nëse Zoran Zaev beson se vetëm që figurat e BDI-së që kanë bashkëqeverisur me Nikolla Gruevskin, e që janë të përfshirë në afera korruptive, nëse këto kuadro janë reformatore, ne jemi të dëshpëruar nga një ofertë e tillë”, deklaroi më tej Kasami.
Numri një i Lëvizjes BESA tha se vështirë që partia e tij do të votojë PRO këtyre kuadrove, dhe tha se kjo do të duhet të jetë një vendim i organeve të Lëvizjes BESA.
Kasami mes tjerash tha se BESA çdo herë do të jetë me shqiptarët dhe me ngulm do të mbrojë interesat e tyre.
www.dailymotion.com/embed/video/x5okawy” width=”480″ height=”270″ frameborder=”0″ allowfullscreen=”allowfullscreen”>[embedded content]
Kasami: Reformat nuk bëhen me njerëz të korruptuar by tvshenjaofficial