Në kumtesën e sotme dërguar mediave nga VMRO-DPMNE-ja thuhet se qytetarët kanë të drejtë në qeverisjen efektive lokale, e cila do të jetë në dispozicion ti realizojë projektet që janë në favor të tyre.
“LSDM-ja mbrëmë ka manifestuar veprimin e tij kundër shtetit, duke refuzuar propozimin që të votohet në procedurë të përshpejtuar për mbajtjen e zgjedhjeve lokale dhe të vazhdojnë mandatet e kryetarëve të komunave, këshilltarëve komunal dhe qytetit të Shkupit”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.
Ata me tej theksuan se LSDM-ja me qëndrimin e vet e kërcënon funksionimin normal të vetëqeverisjes lokale”. /Almakos.com