Kryetari I Gjykatës Supreme, Jovan Angelovski e shtyu seancën për rastin “Mostra”, për në datë 9 qershor në orën 11:00.
Fillimisht kur u tha për këtë datë, avokati Asmir Alispahiq kërkoi që e njejta të ndryshohet, por datat që iu propozuan nuk ishin të lira për avokatët.
I pranishëm nuk ishte avokati mbrojtës Naser Raufi, dhe nga mosprezenca e tij gjykatësi Angelovski e shtyu seancën.
Prokurorja Publike Liljana Spasovska erdhi në vend të Gordana Geshkovskës. Prokurorja Publike tha se me datë 6 prill kanë kërkuar nga Prokuroria Speciale marrjen e kësaj lënde. Spasovska tha se ka fakte të reja andaj edhe duhet më shumë kohë për shqyrtim.
“Ka patur edhe biseda telefonike për marrjen e lëndës. Gjoja se Gjykata e Lartë nuk i ka dhënë materialet Speciales. Gjykata është e obliguar të sigurojë terren për drejtësi. Gjykata nuk e mori vendimin. Nuk është në rregull që seanca të zhvillohet kaq shpejte, duhen prova të reja për të cilat opinioni e di se ekzistojnë. Mos të vimë në situatë sikur në lëndët e tjera, por unë jam profesioniste dhe dua ti kem të gjitha provat për këtë lëndë. E dimë se ka fakte të reja dhe duhet ti dimë ato fakte në mënyrë që të zhvillohet seancë me fakte dhe drejtësi”, deklaroi prokurorja.
Fjalën e kërkoi edhe një nga të akuzuarit në rastin “ Mostra”, konkretisht Fejzi Aziri, por gjykatësi Jovan Angelovski e refuzoi.
Ndërsa, sipas njërit prej familjarëve të disa prej të akuzuarve në këtë rast, shtyerja e seancës ishte manilpulim, duke ja hedhur fajin mbrojtjes.
Ndryshe, më 12 prill të vitit 2012, të Premten e Madhe, afër Liqenit të Smillkovës, u vranë katër djem të moshës prej 18 deri 21 vjeç nga lagjja e Shkupit Radishan – Filip Sllavkovski, Aleksandar Naqevski, Cvetanço Ackovski dhe Kire Tërpkovski, si dhe 45-vjeçari Borçe Stevkovski nga fshati Creshevë.
Për vrasjen e pesëfishtë në rastin “Monstra”, u akuzuan dhe dënuan me burg të përjetshëm Alil Demiri, Afrim Ismailloviq, Agim Ismailloviq, Fejzi Aziri, Haki Aziri dhe Sami Luta. Vetëm i akuzuari i pestë, Sejdi Rami mori aktvendim lirues, për shkak të mungesës së dëshmive të fuqishme për konstatim të fajit.
Në videon mund të shihet se në çfarë gjendje janë të dënuarit nga ky rast.
Almakos.com
Evi Shkopi
https://www.facebook.com/Almakos1/videos/1697719796935532/
https://www.facebook.com/Almakos1/videos/1697742296933282/
https://www.facebook.com/Almakos1/videos/1697739936933518/