29.05.2017
Organizatat jo-qeveritare shprehen se kanë presion të vazhdueshëm nga shteti.
Për 5 muaj me rradhë, çdo ditë kanë qenë nën kontrroll dhe nën presion të vazhdueshëm gjatë punës së tyre plot 24 organizata jo-qeveritare, thanë sot përfaqësuesit e tre prej tyre.
Në konferencën për shtyp të mbajtur të hënën me fillim në orën 12, përfaqësuesit e tre organizatave jo qeveritare shpalosën për mediat shqetësimet e tyre, të shkaktuara nga inspektorët e shumtë dhe kontrrollet e pandërprera, e të paarsyetuara.
“Ne nuk e kemi problem të japim llogari, pasi që si organizata, punën tonë e bëjmë si duhet, por këto kontrrolle të shumta nuk janë të zakonshme, janë politike”- u tha në konferëncën për shtyp.
Zekir Abdulov nga “ Kam-Delçevo” është gjobitur me 3500 euro, shumë kjo e cila edhe mund të rritet, pas përfunidmit të procesit, por me pengesa të tilla përballen edhe organizata të tjera jo-qeveritare.
“ Vetëm e vetëm sepse në bëmë punën tonë, siguruam ndihma për ata që kishin nevojë dhe për këtë ne u dënuam”- tha Abdulov nga “ Kam-Delçevo”.
Në emër të 24 organizatave qytetare ata kërkuan që Qeveria e re, të marrë menjëherë masat e nevojshme për ndalimin e këtij presioni të pakuptimtë.
Gjithashtu ata thanë se kanë informacion se Qeveria aktuale ka ndarë 800.000 Euro për organizatat jo-qeveritare dhe kerkuan anulimin e këtij vendimi, duke kërkuar rishikimin e ndarjes së fondeve publike.
Almakos.com
Evi shkopi