Te pranishmit ne sallen e “Aleksandar Palace”, të cilët marrin pjesë në Kongresin e 22-të LSDM-së u ngritën në këmbë dhe me duartrokitje e përshëndetën fjalimin e të parit të LSDM-së, Zoran Zaev. Ky i fundit në këtë kongres, pritet të rizgjidhet sërisht kryetar i partisë LSDM.
“Qytetarët pas 11 viteve janë në prag të formimit të qeverisë së re reofmratore, të qeverisë që do të jetë e tyre. Kemi mundësin para nesh për të ndërtuar shoqëri për të gjithë. Kjo nuk është fund e luftës për jetën që e zgjodhëm. Ky është fillimi ynë. Që sot, prej këtu është fillimi për Maqedoninë tonë”, tha Zoran Zaev.
Ai premtoi se do të punojnë me përkushtim dhe do të tentojnë që të arsyetojnë përkrahjen e dhënë.
“Nuk do të lejojmë që të përsëritet e keqja që e ka bërë VMRO-DPMNE-në. Besojmë se çdonjëri është i rëndësishëm. Për këtë shkak do të mundësojmë shanse të njëjta për të gjithë. Nga java e ardhshme fillon iniciativa jonë e re, hapim shoqëri të mundësive, mundësi për të gjithë”, deklaroi Zoran Zaev./Almakos.com
https://www.facebook.com/zaevzoran/videos/10155468049147932/