Zjari që shpërtheu mbrëmë ku edhe u dogjën dy baraka në rrugën Zendel Xhemail Gazi Babë të Shkupit, fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar,përcjellë Almakos.
Policia ka njoftuar se zjarri ka shpërthyer rreth orës 3:30 në barakën e GJ.B e cila tërësisht është djegur. Më pas flakët janë shpërndarë edhe në barakën e dytë pronë e E.A, por pas ndërhyrjes së shpejtë të zjarrëfikësve, zjarri është lokalizuar. /Almakos