Goran Grujovski dhe gjashtë administratoret e Drejtorisë së Pestë të DSK-së që akuzohen për falsifikim dokumentesh zyrtare, nuk ndjehen fajtor për veprën për të cilën akuzohen. Gjatë seancës së sotme gjyqësore, procesi mezi arriti te fjalët hyrëse të prokurorëve të speciales dhe në deklarimin e pafajësisë së të akuzuarve pasi mbrojtja kërkonte që të refuzohen provat e deklasifikuara nga DSK.
Ngecje pati kur prokurori Trajçe Pelivanov filloi me fjalët hyrëse, duke treguar akuzën dhe pozicionet e të akuzuarve në DSK. Kjo shkaktoi revoltë tek mbrojtja e cila kërkoi që të mos zbulohen vendet e punës dhe detyrat që i kanë të akuzuarit, pasi kështu rrezikohet natyra sekrete e punës së tyre. Por u kërkua edhe përjashtimi i gazetarëve që nuk guxojnë të dëgjojnë sekrete shtetërore.
Në seancën e sotme prokuroria speciale nuk kishte patur shpresa se do të arrijë në shqyrtim kryesor, bazuar në përvojën e kaluar, prandaj nuk ishin sjellë katër dëshmitarët e tyre që do të flasin për falsifikimin. Kjo ishte arsyeja përse seanca u prolongua për 3 korrik.
“Më gëzon fakti që sot për herë të parë pas një viti e më shumë muajsh patëm mundësin që të kemi fjalën hyrëse për akuzën. Kishit mundësi që ta dëgjoni edhe deklarimin e të akuzuarve, ndërsa më vonë do të sillen edhe dëshmitarët dhe provat tjera.
Sa dëshmitarët i keni propozuar dhe kush janë ata?
Emrat nuk do ti theksojmë. Si numër,në këtë fazë, kemi propozuar katër dëshmitarë…
Dëshmitarët a janë bashkëpunëtor të Grujovskit? Të punësuar në DSK?
Nuk do të tregoja detaje në këtë fazë. Të paktën kjo fazë është e hapur për gazetarët dhe ju vetë do të keni mundësi ta ndjekni seancën dhe ti shihni dëshmitarët”, tha Lubomir Llape, prokuror.
Përveç Goran Grujovskit, në sallë gjendeshin gjashtë administratoret që e kanë ndihmuar Grujovskin për të shkatërruar mbi 2 mijë dokumente zyrtare, prej të cilave 22 kaqë qenë për sistemet e ndjekjes së komunikimeve. Aleksandra Velinova, Valentina Simonovska,e Daniella Simonovska
Maja Stoleska, Snezhana Bliznakovska dhe Diana Zaovska. Dukeshin tejet të relaksuara së bashku me Grujovskin i cili madje kishte ndërruar tërësisht imazhin. Ai sikurse Nikolla Gruevski, shfrytëzonte hyrjen zyrtare në Gjykatë.
www.dailymotion.com/embed/video/x5njnq7″ width=”480″ height=”270″ frameborder=”0″ allowfullscreen=”allowfullscreen”>[embedded content]
Fortesa 2: Grujoski dhe bashkëpunëtorët nuk e… by tvshenjaofficial