“Binomi VMRO-BDI ishte pengesa më e madhe për Ridefinimin. Tani që ky binom është shkatërruar, nuk ka kush mund ta ndalë RIDEFINIMIN e Maqedonisë”
Aktivistët dhe disa media të afërta me BDI-në e kanë kuptuar se partisë së tyre i ka humbur “pini” që aq shumë e proklamonin, prandaj shpresat kryesore i kanë te RIDEFINIMI i Lëvizjes BESA. Çka do të bëhet me Ridefinimin? Është preokupimi kryesor që e parashtrojnë edhe aktivistë, edhe mediat e afërta me BDI-në, por edhe vetë funksionarët e BDI-së. Ata nuk parashtrojnë fare pyetjen se çka do të bëhet me premtimet e BDI-së të dhëna para zgjedhjeve, me çka tregojnë qartë se as vetë nuk i besojnë asaj që ka premtuar Ali Ahmeti, por se shpresat i kanë te Ridefinimi i Lëvizjes BESA.
Nga ne falenderojmë mediat dhe funksionarët e BDI-së për besimin që kanë te Ridefinimi dhe i sigurojmë se realizimi i kësaj platforme po bëhet me hapa më të shpejtë se që ishte paraparë.
Suksesi më i madh i Ridefinimit u arrit me pensionimin e Nikolla Gruevskit dhe me dështimin e BDI-së për të mbjatur Gruevskin dhe VMRO-DPMNE-në, edhe katër vite tjera në pushtet. Binomi VMRO-BDI ishte pengesa më e madhe për Ridefinimin. Tani që ky binom është shkatërruar, nuk ka kush mund ta ndalë RIDEFINIMIN e Maqedonisë.