Sot ishte lajmi se kryetari i Odës Ekonomike Veri-Perendimore propozohet nga e njejta për zv.kryeministër për çështjeve ekonomike në qeverinë e re. Njeriu i cili në qeverinë e Gruevskit, me ndihmën e Mijallkovit e hapi “Albafonin”, sot pretendon të bëhet zëvendës i Zaevit. Njeriu i cili vetëm një muaj më parë ishte i paraparë si kandidat i BDI-së për kryetar komune në Çair, tani me propozim për zv.kryeministër fshihet nën petkun e OEVPM që na mbetet ta kuptojmë se ai do të jetë në shërbim të VMRO-së dhe BDI-së e jo ekonomisë.
(Mubekir Palloshi – anëtar i Këshillit Qëndror i Lëvizjes BESA)