Familja Xhambazi, reagon ashpër në lidhje me lajmin e plasuar dje nëpër mediat elektronike si vijon: Zhurnal, Almakos, Iliria, Metamorphosis në lidhje me çerdhen e premtuar nga komuna e Sarajit. Në fakt gazetarja Rabie Abazi, nga portali Jamevertetesia ose Metamorphosis, në pronesi të z. Bardhyl Jashari, duke plasuar për publikun lajmin në lidhje me premtimet elektorale të Komunës së Sarajit dhe kryetarit të saj, së bashku me artikullin, ka paraqitur forografi të objektit privat që nuk ka të bëjë fare me komunën.
Për informim të publikut, objekti në fjalë është pronë private e familjes sonë, i ndertuar në baze të ligjit për ndërtim, me të gjitha normat ligjore. Gazetarja në fjalë pa lejen e familjes tonë, eshte futur në prônën tonë private dhe ka fotografuar objektin, duke abuzuar me të vertetën dhe duke e paraqitur objektin si pronë të komunes, gjë që aspak nuk është e vertetë, përkundrazi është dezinformate dhe abuzim me pronën dhe djersën e tjetrit.
Prona është e shenjtë dhe atë e mbron edhe ligji. Kërkojmë urgjentisht nga gazetarja në fjalë dhe pronari i portalit të cilit i takon, njashtu edhe nga gjithë portalet tjera që dje plausuan pronën tone në fotografi, duke e paraqitur si pronë të komunës, të kërkojnë falje dhe njëkohësisht korigjimin e artikullit në fjalë, duke larguar forografitë e objektit tonë privat.
Objekti në fjalë është pronë private, i ndertuar me djersën tonë dhe nuk lejojmë që I njejti të bëhet pjesë e fushatave të felliqura nga disa media, që kanë ndaj subjekteve politike shqiptare në Maqedoni. E ruajmë të drejtën që me portalet e lartpermenduara të takohemi në gjykatë, pë shpifje dhe abuzim me pronë private.
Me nderime Familja Xhambazi
Kondovë, Maj 2017