Aleksandar Baçevski, drejtori tashmë i shkarkuar i shkollës së mesme të bujqësisë në Tetovë në një prononcim për Tv Kohën, transmeton Almakos.com ka deklaruar se vendimi për shkarkimin e tij e tij është antiligjor, por ai megjithatë nuk do të ankohet. Baçevski pranon se ka qenë natën e 27 prillit në kuvend por mohon të jetë përfshirë në përleshje të dhunshme.
Ai madje shtoi se presionet ndaj tij kanë filluar që në kohën kur është prishur koalicioni BDI-VMRO dhe është formuar koalicioni i ri ndërmjet BDI-së dheLSDM-së. “Shkarkimi im nga detyra e drejtorit të shkollës së mesme “Mosha Pijade” ka karakter të pastër politik, për arsye se prezenca ime në mbështetje të projektit për Maqedoni të përbashkët ishte kapaku i gjithë kësaj pune, pasiqë presioni ka filluar që nga Janari i këtij viti atëherë kur është shpallur koalicioni mes LSDM-së dhe BDI-së dhe partive të tjera shqiptare dhe publikisht jam paralajmëruar nga ndihmës drejtori i shkollës i cili më është drejtuar me fjalët do të shohësh ti kur në pushtet do të vij LSDM-ja do të shohësh se çfarë do të bëjmë ne , dhe që nga janari deri më sot dhe nuk e di se deri kurë do të vazhdojë kjo që për çdo ditë nëpër portale po nxihet, po baltoset emri im, që nuk është ashtu sepse për punën time mund të flasë i gjithë kolektivi për tre vite sa jam drejtor i shkollës”, u shpreh ai. Ai më tej shtoi para protestave kanë pasur bashkëpunim të mirë me komunën madje edhe ka marrë mirënjohje nga kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi./Almakos.com