I pari i Kuvendit Talat Xhaferi, sot ka pasur një ditë të ngjeshur.
Ai e filloi ditën me takimin me 16 përfaqesues të ambasadave të BE-së në Maqedoni.
Menjëherë pas takimit Ambasadori i Holandës në Shkup, Wouter Plomp, ka dhënë mesazhin cdo gjë pritet të rrjedhë më mirë dhe cdo problem aktual të gjejë zgjidhje. Zhvillime positive, sipas tij, priten në javët e ardhshme. Nga i pari i ambasadës së Holandës në Shkup, takimi me kryetarin e sapo zgjedhur të Kuvendit u vlerësua si i sukseshëm.
Më pas folësi i ri i Kuvendit mbajti një takim me mediat në kabinetin e tij. Në këtë takim u diskutua për transparencën e Kuvendit dhe për situatën në vend.
Prej ditës së martë edhe zyrtarisht Talat Xhaferi është njohur si Kryetar i Kuvendit, pasi që u bë shpallja nga gazeta zyrtare. Ditë më vonë, Xhaferi, i dërgoi kërkesë Presidentit Ivanov për t’i konfirmuar se ekziston shumica e re parlamentare, si rrejdhojë të jepet mandati për të formuar Qeverinë e re.
/Almakos.com