Sot, Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi dhe anëtari i kryesisë, Shaban Zendeli, pritën në takim në selinë e Lëvizjes BESA ish shefin e OSBE-së, mikun e shqiptarëve, Wiliam Walker.
Në këtë takim përfaqësuesit e BESËS e kanë njoftuar z. Ëalker për qëndrimet e fundit të kësaj Lëvizje dhe rolin e saj konstruktiv që ka patur në këtë situatë të ndjeshme politike. BESA ka thënë se do të përkrahë iniciatiavat që do të mundësojnë funkcionalizimin e institucioneve që do të garantonin reformat e domosdoshme që do e rikthenin Maqedoninë në rrugën e saj drejt integrimeve euro – atlantike.
Gjithashtu, në këtë takim, sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi ka ripërsëritur qëndrimin se çelësi I zgjidhjes që garanton një të ardhme të sigurtë për Maqedoninë është Ridefinimi i shtetit që do të siguronte të drejta të barabarta midis dy etnive shtetfrmuese, shqiptarëve dhe maqedonasve.