Numërimi mbrapsht po vazhdon deri kur të bëhen 10 ditë që nga momenti kur kryetari Ivanov të vendosë për kërkesën e dorëzuar nga kryetari i ri I kuvendit Talat Xhaferi. Presidenti i vendit e tha fjalën e tij, se mandat nuk do të japë pa u përmbushur fjala për ruajtjen e karakterit unitar të vendit, shkruan Almakos.
Pas një përiudhe të gjatë që Maqedonia po kalon në krizë politike, situata ka arritur në një pikë ku të gjithë presin të shumë përmendurin “MANDAT”. Ky i fundit do të hapë derën për formimin e një qeverie të qëndrueshme në vend.
LSDM kërkoi mbështetjen e partive shqipëtare, që këto të fundit të marrin pjesë në qeverinë e re.
Një ftesë e tillë duket se është mirëpritur nga BDI, Besa dhe Aleanca.
Por, lind pyetja , cila do të jetë hisja e partive shqiptare në qeverinë e re?
Të kontaktuar nga Almakos partitë shqiptare janë të unifikuara në një mendim të përbashkët: Parësore marrja e mandatit.
Cfarë është dytësore?
Pas marrjes së mandatit cilat do të jenë kërkesat apo postet e synuara nga partitë shqiptare dhe sa e gatshme është LSDM-ja të jetë e hapur ndaj ketyre kërkesave.
Nënkryetari i BDI-së, Nevzat Bejta, disa herë përsëriti se partia që përfaqëson, nuk do të veprojë si në të kaluarën dhe se nëse kanë kuadrot e duhur për poste të caktuara, atëherë ato do të jenë në ato poste. I pyetur nëse kjo tregon se BDI në të kaluarën nuk ka marrë vendime të duhura, Bejta tha se këtë më së miri e treguan zgjedhjet e fundit.
Nga LR-PDSH ishin të prerë në përgjigjen e tyre, mandati parësor cdo gjë tjetër diskutohet më pas.
E nga Besa, partia e tretë që LSDM-ja i ka kërkuar mbështetje për qeverinë e re, sigurisht se theksojnë se mandati ka rëndësi, por me pas në harkun 20 ditorë do të diskutohen kërkesat. Cfarë nëse këto kërkesa nuk plotësohen?
“ Nuk do të donim të flasim për situata hipotetike”- ishte përgjigjia që kjo pyetje mori.
Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov, potencon se kushti kryesor është stabilizimi i qeverisë. Më pas, sipas tij nuk bisedohet për kushte, por se kush cfarë do të mbulojë.
Profesori, Osman Kadriu, shprehet se unifikimi i partive politike është celës për ruajtjen e atij besimi që qytetarët më 11 dhjetore iu dhanë. Sipas tij, nuk mjafton mbështetja e Lëvizjes Besa vetëm për cështjet nacionale. Ndërsa, nuk le pa përmendur që LSDM-ja duhet të ketë kujdes të mos premtojë ndryshime pa pasur numrin e mjaftueshëm të deputetëve për t’i votuar. Profesor Kadriu thekson se nëse ndonjë parti tërhiqet për shkak se nuk I është plotësuar ndonjë nga kërkesat e parashtruara, atëherë kjo nuk do të ishte politikë e shëndetshme.
/Almakos.com
Përgatiti: Evi Shkopi