Vëllau i saj Arben Rexhaj i cili ka marrë pjesë në luftimet në Lagjen e Trimave në Kumanovë, më 9 maj i ka kontaktuar familjen dhe u ka rrëfyer për tmerrin që kanë përjetuar nga sulmi i forcave policore. Ky është rrëfimi i motrës së Arben Rexhajt, Rozita Rexhaj, e cila në emisionin ‘Arena’ në TV SHENJA, tha se nga kontaktet që ka pas me vëllaun e saj, ai nuk ka pasur asnjë qëllim të vetëm për të luftuar në Maqedoni. Zonja Rexhaj tha se vëllau i saj bashkë me tre shokë të tjerë janë takuar me një agjent të shërbimit sekret të Maqedonisë, emri i të cilit është Shenasi.
“Në këtë takim ka qenë Arbeni, më duket se ka qenë edhe Komandant Malisheva, ndërsa emrat e dy tjerëve nuk i di, si dhe një shqiptar dhe një maqedon”, tha Rexhaj. /SHENJA/