Ne si avokatë për dy vite po mundohemi që të argumentojmë se personat e akuzuar as nuk janë terroristë e as nuk janë pjesë e ndonjë grupi terrorist, siç po tenton t’i paraqesë Prokuroria. Kështu deklaroi avokati mbrojtës i Grupit të Kumanovës, Asmir Alispahiq, i cili në emisionin ‘Arena’ në TV SHENJA tha më tej se në bazë të të gjitha dëshmive që deri më tani janë paraqitur nga Prokuroria dhe në bazë të bisedave nga përgjimet e pjestarëve të Grupit, me të vërtetë mund të konkludohet se në rrethana ende të paqarta ka ndodhur e gjithë kjo.
“Mbrojtja do të vazhdojë edhe më tej ta kërkojë të vërtetën për ëtë ngjarje, dhe këtë do ta bëjmë duke propozuar më shumë dëshmitarë, emrat e të cilëve i dëgjoi edhe opinioni publik në seancën e kaluar”, tha Alispahiq. /SHENJA/