Moti sot dhe nesër do të jetë më i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut, veçanërisht në orët e paradites dhe të mesditës. Më shumë reshje priten në pjesët veriore, ndërsa në martën në pjesët perëndimore të vendit. Do të ketë edhe paraqitje të rrallë të bubullimave dhe do të fryjë erë mesatare veriore, e cila përgjatë Luginës së Vardarit do të forcohet dhe do të ketë kushte të uljes së temperaturës së ditës.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej pesë deri në 12 gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës prej 12 deri në 24 gradë.
Në Shkup moti do të jetë i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 10 gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 20 gradë Celsius.
Të mërkurën, moti do të jetë i vranët me shi të kohëpaskohshëm, ndërsa paradite në perëndim ende do të ketë kushte për shi lokal.
Nga e enjtja moti do të jetë me diell me vranësira të vogla dhe stabile me rritje të konsiderueshme të temperaturës. Pasdite vranësira do të rritet do të fryjë erë mesatare jugore.