Nga 27 prilli u zgjodhë kryeparlamentari i kuvendit por kjo kontestohet meqë sot kishim telashet e para ku 51 deputetët nga rradhët e VMRO-së zaptuan zyrën e kryeparlamentarit.
Sonte në #ClickPlus në TV21: Talat Xhaferi rrëfen për zgjedhjen e tij si kryetar i Kuvendit të Maqedonisë!
Çështjen e sotshme Talat Xhaferi nuk e vlerson si çështje të papritur, fakti se në mënyrën më të mirë të mundshme kam kryer detyrat e mija funskionale. Do të vë në lëvizje të gjitha funskionet brënda parlamentit, të mënjanohet gjithë ajo katrahurë, jam marrë me punët e mija në përgaditjen e gjithë shkresave, shkresa e parë i është drejtuar sekretarit gjeneral të kuvendit me urdhëres që të vihet në funskion teknikë gjitha masat që duhet ndërrmarë dhe sektorëve përkatëse shtesë. Shkresat tjera kanë të bëjnë në lidhje me dokumentet që përgaditen për tu dorëzuar në gazetat zyrtare. De jure me shpalljen në kuptimin formal juridik e përmbyll aktin e zgjedhjes të kryeprlamenarit, deklaron Xhaferi njofton Almakos.
Kryeparlamentari është zoti i shtëpisë në Kuvend ndaj në çfardo llojë hapsire që unë të marrë detyrat zyrtare më është e lejueshme, ndërkaq deputetët e VMRO-së më tepër i kanë bërë dëm imazhit të tyre dhe e kuptuan që nuk i con gjëkund ky insistim që bën në objekt të parlamentit. Eshtë e kundërligjshme kjo që bën.
“Ata kanë hyrë aty për herë të fundit, dhe ishte “selifja” e tyre e fundit. shefi i atij Parlamenti jam unë, Talat Xhaferi” tha sonte në Click Plus kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.
https://www.facebook.com/tv21hd/?fref=ts
Duke analizuar pamjet fiilmike qartë shihet involvimi i grupit parlamentar të VMRO-së dhe huliganeve që kishin qëllime të zymta, jo më pak e jo më shumë eliminim të deputetëve të shumicës parlamentare.
Eshtë një shembull i zi në RM-së 27 Prilli ku nuk guxojnë të nxiten qytetarët dhe problemi të shëndrrohet në atë etnik.
Me saktësi nuk definojë nëse ishte Sela caku, caku ishte shumica parlamentare Zaev, Shekerinska, Spasovski Mancevski.. dhe s’do mend që cak ishin dhe deputetë shqiptarë ku më së keqi e pësoi Sela. Sikur të mos kishte shtënë sigurimi, sigurisht që do të kishim dhe viktima. Unë personalisht nuk kam pësur gjë për faktin se deputetët u bën mur dhe nuk lejuan që unë të lëndohem.
Se si u bë që Ali Ahmeti nuk ndodhej atë ditë në parlament, dilemën Xhaferi e përcakton si jo të rëndësishme, caqet kanë qenë të parapërcaktuara ndaj nuk janë marrë sulmuesit as me deputetët e BDI-së deklaron Xhaferi. Nuk ka rëndësi kush është i rahur , instituti deputet, sovarani është i dhunuar, thekson Xhaferi transmeton Almakos.