EJUP BERISHA
Ne në skenën tone politike kemi më shumë fjalë sesa vepra konkrete, kemi më shumë premtime sesa realizime ne kemi më shumë lider reformist formal sesa reformator faktik. Çuditërisht çdo Qeveri e re që është instaluar deri tani në Republikën e Maqedonisë pavarsisht se qfar drejtimi merr apo qfar pozicionimi ka në skenën politike janë munduar dhe mundohen të na e prezentojnë si reformatore. Por fatkeqsisht asnjë Qeveri e deritashme nuk bëri asnjë reformë të qëlluar, me vend dhe pozitive. Ku u tretën gjithë ata Kryeministra reformator që u paraqitën në skenën politike dhe ndenjën aq sa ndenjën apo ndenjën aq sa ishte misioni i tyre i paraparë për të qëndruar në politikë dhe nuk bënë asnjë Reformë që e premtuan. Shoh se edhe pretendentët e ri politikë që dëshirojnë ta bëjnë Qeverinë e re të Republikës së Maqedonisë bredhin lart poshtë, majtas e djathtas dhe drejtë me premtimin se Qeveria e re do të jetë reformatore. Dhasht Perendia të jetë kështu siç po thonë por nga e thëna deri te e bëra thuhet se ka një mal të tërë për tu kaluar.Apo më leht është të reklamosh sesa të bësh diçka. Më mirë do të ishte që kjo Qeveri e re që pritet të formohet e që do të formohet me vështirësi të jetë një Qeveri e zakonshme në fillim e më vonë ta merr epitetin Reformatore sesa tani të pretendohet të quhet si e tillë dhe të del Qeveri më jo-reformatore në fund të mandatit të saj. Duke filluar nga Qeveria e parë e deri te kjo e fundit të gjitha këto Qeveri u emëruan në fillim reformatore, por në fund faktet folën se nuk ishin të tilla por ishin më jo-reformatoret. Ju lutem mos i emëroni Qeveritë në fillim por në fund të mandatit sepse atëherë mund të shihet profili i vërtetë i çdo Qeverie. I lus bartësit apo udhëheqësit e adhëshëm të Qeverisë së re që do të formohet me shumë vështërsi që më shumë të jenë të prirur të bëjnë reforma sesa të premtojnë aktivitet të ngjeshur reformues.Un e di që kjo është periudhë fillestare që do të përcillet me shumë premtime nga ana e personave që i takojnë garniturës që pretendon ta merr pushtetin, por i përkujtoj edhe njëher se për ta marrë një Qeveri epitetin apo profilin reformatore duhet punë, e ajo duhet të rezultoj me reforma të vërteta dhe të mirëfillta.Kjo periudhë ndoshta pas një qeverisje të vështirë e të keqe që e kishim ndoshta i do dhe parapëlqen edhe premtimet e tilla të parakohëshme por sërish më mirë akoma të jemi pesimist për qeverinë e re sesa tani të bëhemi optimist e më vonë të bëhemi pesimist. Në fakt Qeveritë vlersohen më shumë nga veprimet dhe punët që i bën sesa për premtimet që i jep para se ta marrë kontrollin mbi shtetin dhe institucionet që do ti udhëheq. Ne deri tani kishim Qeveri që premtonin Reforma por zbatonin gjendje të pandryshuar apo status-quo flas për shoqërinë dhe qytetarët. Prandaj më mirë tani të mos kemi Qeveri që do të emërohet reformatore dhe më vonë të bindemi me veprime dhe punë konkrete se ishte e përcaktuar për zbatimin e një procesi të mirëfillt reformues sesa tani ta quajmë reformatore e më vonë të vërtetohet se edhe kjo Qeveri e re ishte jo-reformatore.Reformat bëhen me vepra e jo vetëm me fjalë.Po të ishte kështu a e dini se sa njerëz do të ishin më të zotët në botë vetëm në saje të premtimeve që i japin apo fjalëve që i thonë.Veprën e vërtetojnë punët konkrete të bëra dhe obligimet e kryera sesa fjalët e kota. Ju lutem që më pak ta pëtdorni fjalën Qeveri reformatore e më shumë ti bëni ato sepse kjo u nevoitet shtetit shoqërisë dhe njerëzve në Republikën e Maqedonisë e jo emërtimet e bukura dhe optimizmi i rremë që mund ti jepet qytetarëve jo vetëm të lodhur por edhe të rraskapitur nga fjalët e bukura dhe premtimet e kota për reforma që asesi të fillojnë të bëhen në vendin tonë.