Artan Grubi nuk ka qenë deputeti i parë i BDI-së që ia ka mbathur nga salla e Press-Qendrës së Kuvendit të Maqedonisë, ku ndodhi dhuna e përgjakshme, kanë thënë gazetarë dëshmitarë për mediumet maqedonase.
Sipas tyre, deputeti i parë që është larguar “trimërisht” nga salla ka qenë deputeti Ejup Alimi. Ai, njësoj sikurse më pas edhe Artan Grubi, ka shpëtuar pas asnjë therë në këmbë.
Disa mediume maqedonase, shkruajnë se për shkak të ikjes së deputetëve të BDI-së nga salla ku rriheshin barbarisht kolegët e tyre, kjo parti tani më tepër po quhet P-IK (Partia IK), se sa BDI. Mediumeve maqedonase poashtu u ka rënë në sy se për shkak të incizimeve ku qartë vërehen “raportet miqësore” të disa deputetëve të BDI-së me huliganët sulmues, BDI tani po mundohet të përfitojë nga sulmi i huliganëve ndaj Zijadin Selës.
https://www.youtube.com/watch?v=ikwMwzx4Bxc