Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjeve të 27 prillit dhe identifikimin e personave pjesëmarrës në sulmin ndaj Kuvendit. Sot Ministria e Punëve të Brendshme nëpërmjet një komunikate ka informuar se janë identifikuar personat që kanë larguar barrikadën e brendshme në hyrjen kryesore në Kuvend.
“Pas shqyrtimit të video-materialeve nga kamerat e sigurisë në Kuvend janë identifikuar personat të cilët kanë marrë pjesë në largimin e barrikadës së vendosur paraprakisht në derën e anës së brendshme të hyrjen kryesore në Kuvendit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Nga kjo ministri kanë informuar se Sektori i Punëve të Brendshme Shkup vazhdon ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve për zbardhje të tërësishme të ngjarjeve të shkaktuara nga sulmi i qytetarëve ndaj Kuvendit, me çka Prokurorisë Publike i janë dorëzuar tre raporte të posaçme rreth njohurive të hetimit për disa persona.
Në komunikatë po ashtu thuhet se, pas dorëzimit të kallëzimit penal më 30 prill kundër 15 personave të dyshuar për kryerjen e veprave penale, “pjesëmarrje në turmë që do të ndalojë një peson zyrtar në ushtrimin e detyrës zyrtare ” dhe pjesëmarrje në turmë që do të kryejë vepër penale”. Ndërkohë, paraprakisht Prokuroria Publike ka kërkuar arrestimin e të gjithë 15 personave për të cilët ekzijnë baza për dyshim për veprat e lartëpërmendura penale.
Më 30 prill janë arrestuar 8 persona të cilët u sollën para gjykatësit të procedurës paraprale, tek 5 prej tyre është shqiptuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 8 ditësh, për një person arrest shtëpiak, ndërsa për dy persona masa kujdesi.
Teuta Buçi /SHENJA/
MPB identifikon personat që hoqën barrikadat by tvshenjaofficial