Proceset demokratike do të vazhdojnë me formimin e Qeverisë së re. Kështu ka deklaruar për Dojçe Vele, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev. Ai tha se proceset demokratike do të vazhdojnë dhe se shumica do ta realizojë obligimin para qytetarëve për zgjedhjen e Qeverisë së Re. Zaev ka potencuar se Nikolla Gruevski të gjithë këtë po e bën për të pasur mundësi që të bëjë pazar për amnisti.
“Po, Gruevski këtë që e bën, e bën që të bëjë pazar për amnisti, por amnisti nuk do të ketë. Pas gjithçkaje që ka dëgjuar opinioni, për gjithçka që ka bërë – Gruevski do të shkojë në gjykatë. Do të ketë sistem gjyqësor, gjykata do ta vlerësojë fajin e tij. Por, ikje nga ballafaqimi me drejtësinë – nuk ka. U premtova qytetarëve, Maqedonia do të jetë shtet juridik dhe drejtësia do të vlejë për të gjithë në mënyrë të barabartë”, ka thënë Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i partisë së Nikolla Gruevskit. Nga VMRO-DPMNE e akuzojnë Zaevin si kriminel, i cili në intervistën për Dojçe Vele, dëshmon se si punon mendja e një personi të nënçmuar si cili duhet të përgjigjet për krimet që ka bërë.
“Prandaj, Zoran Zaev gënjen dhe shpif. VMRO-DPMNE as ka kërkuar amnisti, as nuk ka pasur arsye të kërkojë amnisti. VMRO-DPMNE gjithmonë ka qenë në anën e popullit dhe shtetit. Ky është dallimi mes VMRo-DPMNE-së dhe kriminelit Zaev. Kësaj radhe, rreziku është që e gjithë Maqedonia të bëhet viktimë e sjelljes antishtetërore të Zaevit. Ai përpiqet që të gjithë shtetin ta mbajë si rob që të shpëtohet nga krimet në të cilat ai është bllokuar deri në fyt”, kanë reaguar nga VMRO-DPMNE.
Në deklaratën e tij për Dojçe Vele, kreu i LSDM-së Zoran Zaev ka deklaruar se me mençuri, me respektimin e Rregullores, Kushtetutës dhe ligjeve, me qetësi nga qytetarët dhe me përkrahjen të opinionit vendas dhe atij të huaj, do ta realizojnë obligimin për zgjedhjen e Qeverisë së re të qytetarëve dhe do të bëjë departizimin e institucioneve.
Mefail Ismaili /SHENJA/
Zaev: Gruevski bën rrëmujë për të përfituar… by tvshenjaofficial