Poezitë e recituara të Aco Shopovit, në kohën kur ishte pjesë e regjimit VMRO-BDI (kështu e kanë cilësuar regjim shumë analistë, madje edhe vetë funksionarë të BDI-së), e bënë Talat Xhaferin kryetar Parlamenti, thonë burime partiake në BDI. Skenari i heshtjes me poezitë e Aco Shopovit gjoja kundër ligjit për “branitellat” ka qenë skenar perfid për të penguar ardhjen në rend dite në Kuvend të Ligjit për ish ushtarët e UÇK-së sepse statusi i “branitellave” është zgjidhur shumë vite më herët, raporton Almakos.
Para Talat Xhaferit, recitimi i poezive të Aco Shopovit i është afrua disa deputetëve tjerë të BDI-së, mirëpo ata kanë refuzuar, pasi kanë kuptuar prapavijën e kësaj loje, kurse Xhaferi ka pranuar të recitojë, pasi ka marë premtime se një ditë maqedonasit do ta shperblejne për këtë rol. Burime në BDI thonë se pikërisht leximi i poezive të Aco Shopovit e ka bërë Xhaferin të preferueshëm edhe për VMRO-DPMNE-në (e cila e bëri ministër të mbrojtjes) edhe për LSDM-në, e cila e zgjodhi për kryetar Parlamenti.
Përndryshe, 31 vite më parë, në vitin 1986 për koiçidencë pikërisht me datë 28 prill u zgjodh kryeparlamentari i parë shqiptar i Maqedonisë. Ai ishte Vullnet Starova. Starova kishte lindur në Pogradec, ishte doktor i shkencave mjekësore dhe një personalitet i shquar. Ai ishte kryeparlamentar deri në vitin 1991, njofton Sakte.net 31 vite më pas, në të njëjtën datë – 28 prill – në krye të Maqedonisë erdhi sërish një shqiptar, Talat Xhaferri./Almakos