Vendet e pasigurta dhe pagat e ulëta në sektorin privat dhe presioni politik në sektorin publik i detyroi një pjesë të punëtorëve,që të drejtat e tyre ti kërkojnë në rrugë. Nëpërmjet një marshi protestues, qytetarët e ngritën zërin duke kërkuar kushte më të mira pune.
Marshi përfundoi para selisë së LSM-sq, ku kryetari i Sindikatës së punëtorëve të administratës, organeve gjyqësore dhe shoqatat civile kërkuan dorëheqjen e kryetarit të LSM-së Zhivko Mitrevski.
Kjo ndërtesë prapa nesh dikur ishte një tempull i punëtorëve, tani është tempulli i shantazhuesve. Kjo ndërtesë është bosh, ka vetëm fantazma. Këtu është vetëm Zhivko Mitrevski dhe mbështetësit e tij të ashtuquajtur liderë të sindikatave. Koha është ta braktisni atë funksion – deklaroi Pece Grujovski- SPOGJ.
Derisa njëra palë protestuan të pakënaqur, kryetari i LSM-së, takoi ministrin teknik të punës dhe politikës sociale i cili në largim premton rritjen e pagës minimale.
Ajo që kemi gjetur është se ekziston mundësia e rritjes së pagës minimale për rreth 20 për qind në marrëveshje me punëdhënësit. Unë besoj se do të dakordohemi që kjo përqindje të realizohet – deklaroi Ibrahim Ibrahimi – Ministër i punës dhe politikës sociale
Nuk ka festë më të madhe se sa sot në veçanti, kur dëgjoni se do të ketë rritje të pagës minimale për 20 për qind. LSM-ja si më parë ashtu edhe tani qartë është e përcaktuar se 1 Majin do ta festojë tërë vitin – tha Zhivko Mitrevski, kryetar i LSM-së.
Dita Ndërkombëtare e Punës tradicionalisht shënohet në kujtim të luftës së punëtorëve për avancimin e të drejtave të tyre.
Bojana Simonoviq