Sipas burimeve jozyrtare, Prokuroria Publike ka dhënë urdhër për ndalimin e 15 personave që kanë marrë pjesë në dhunën ndaj deputetëve të enjten në Kuvend. Faktor shkruan se Ministria e Punëve të Brendshme po merret me zbatimin e këtij urdhri të Prokurorisë.
Në momentin që policia do t’i gjejë këta persona, ata do të barten nëpër stacionet policore dhe nesër do të nxirren para gjyqtarit të procedurës paraprake dhe me siguri, do të kërkohet masa e paraburgimit.