VMRO-DPMNE-së vazhdon të akuzoj LSDM-në për dhe ta apostrofoj si përgjegjëse për atë që ndodhi në sallën e Kuvendit. Sipas partisë së Gruesvkit me tentimin e formimit të institucioneve paralele në shtet, demokracia kthehet mbrapa dhe dëmton rëndë republikën e Maqedonisë.
“LSD ka zbatuar dhunë politike me shkeljen e Kushtetutës, ligjeve dhe rregulloren për punën e Kuvendit. Kjo është shkelje direkte e karakterit unitar të shtetit. Dhuna politike e LSD-së në fund eskaloi në dhunë fizike. Tentimi joligjor nga ana e LSD-së që të emëroj Talat Xhaferrin për kryetar të Kuvendit ishte një provokim ndaj popullit maqedonas”, thuhet mes tjerash në reagimin e VMRO-DPMNE-së.