Shumica parlamentare, në përputhje me Kushtetutën, rregulloren dhe në mënyrë të qetë, zgjodhi kryetarin e ri të Kuvendit, thuhet në kumtesën e LSDM-së, ku shtohet se me këtë, është bërë hapi i parë drejt realizimit të vullnetit të 700 mijë qytetarëve të shprehur në zgjedhje.
Gjithashtu, në kumtesë thuhet se zgjedhja e kryeparlamentarit u përshëndet nga partnerët strategjik SHBA dhe BE.
“Tani, Trajko Veljanovski duhet t’ia dorëzojë funksionin dhe të vazhdojnë procedurat demokratike me dhënien e mandatit për formimin e Qeverisë së re. Shumica parlamentare është e vendosur në vendosjen e institucioneve funksionale, demokracisë dhe drejtësisë në Republikën e Maqeodnisë”, theksohet në kumtesën e LSDM-së.
Nga partia e Zaevit thonë se dhuna e shkaktuar në Kuvend, është e nxitur nga Nikolla Gruevski, Gjorgje Ivanov, Trajko Veljanovski, Mitko Çavkov me qëllim të ikjes nga përgjegjësia për krimet e tyre, dhe për këtë do të mbartin përgjegjësi.