Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka cilësuar si hap pozitiv zgjedhjen e krye-parlamentarit të ri në Kuvendin e Maqedonisë ai edhe njëherë i ka dënuar sulmet e dhunshme gjatë ditës së djeshme.
“I dënoj fuqishëm sulmet e djeshme ndaj anëtarëve të Parlamentit në Shkup. Dhuna nuk ka vend në asnjë Kuvend. U bëj thirrje aktorëve politik ta ruajnë qetësinë, vetëpërmbajtjen dhe t’i respektojnë proceset demokratike. Dialogu politk është rruga e vetme e arsyeshme, e duhur dhe në të mirën e të gjithë qytetarëve të vendit” deklaroi Stoltenberg.
Stoltenberg ka shtuar duke thënë se autoritetet kanë përgjegjësi të madhe në mbarëvajtjen e sundimit të ligjit duke përfunduar se skenat e djeshme asesi nuk duhet të lejohet të përsëriten.