Tre eurodeputët,ndërmjetësues të krizës politike në Maqedoni, Eduard Kukan, Knut Flekenshtajn dhe Ivo Vajgëll nëpërmjet një komunikate të përbashkët kanë dënuar sulmet ndaj deputetëve në Kuvend, raporton SHENJA.
“Këto akte të dhunës në Kuvend janë sulm ndaj vullnetit demokratik të qytetarëve në vend dhe janë plotësisht të papranueshme në çfarëdo kushte dhe sipas çfarëdo norme demokratike. Ne bëjmë thirrje për qetësi dhe përmbajtje nga të gjithë dhe Ministria e Punëve të Brendshme dhe policia të sigurojnë mbështetje në Kuvend dhe anëtarëve të tij. Kryerësit e këtyre akteve të papranueshme të dhunë duhet të identifikohen dhe të dënohen dhe duhet të vërtetohet përgjegjësi politike për destabilizim të vendit dhe pasojat duhet të diskutohen”, kanë thënë ata. /SHENJA/