Policia nuk e ka bërë detyrën mbrëmjen e djeshme për tu përballur me incidentet, ka deklaruar ministri i punëve të brendshme Agim Nuhiu.
Ai tha se do të kërkohet përgjegjësi nga eprorët të cilët në vend që të punojnë sipas detyrës zyrtare kanë vepruar me urdhër politik.
“Njeriu i parë i Byrosë për Siguri Publike Mitko Çavkov nuk ishte i kapshëm për mua deri në orën 20:00”, tha Nuhiu.
Ai paralajmëroi tërheqjen e tij për shkak përgjegjësisë morale. /SHENJA/