Avokati i Popullit ka dënuar ngjarjet e djesshme në Kuvendin e Maqedonisë ku u sulmuan deputetët dhe ekipet e medieve.
“Veprimi joprofesional dhe selektiv në MPB në vend që të pengoj dhunën e mundësoi atë. Zbatimi i standardeve të dyfishta në këtë organ, i ka vërtetuar konstatimet e Avoktatit të Popullit për partizimin e skajshëm të kësaj ministrie”, thuhet në reagimin e Avokatit të Popullit.
Sipas tyre është e palejuar që organi i cili ka për detyrë të siguroj qytetarët të bëj lëshime të tilla, me çka, ka vënë në rrezik shumë jetë të qytetarëve.