Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, pas incidenteve të mbrëmshme, paradite gjendja është e qetë, nuk ka qytetarë të tubuar, por përforcohet prania e policisë. Afër Parlamentit me autobusë kanë arritur numër i madh i policëve.
Rreth ndërtesës së kuvendit janë vendosur barrikada metali, ndërsa rrugët janë të mbyllura për qarkullim. Para hyrjes kryesore të ndërtesës kuvendore janë vendosur tenda të mbështetësve të nismës “Për Maqedoni të përbashkët”.
Në incidentet që kanë ndodhur pasi që një grup qytetarësh hynë në Parlament pas zgjedhjes së Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit, siç informoi MPB-së janë lënduar 109 persona.
MPB kumtoi se mbrëmë deri në ora 23:30 minuta në Spitalin e Qytetit 8 Shatori, Spitalin e qytetit, “Shën Klimenti i Ohrit” dhe në Qendrën klinike, ndihmë mjekësore kanë kërkuar 70 qytetarë, 22 nëpunës policorë dhe tre deputetë. Në mënyrë shtesë në kazermën Gjorçe Petrov ndihmë mjekësore u është dhënë edhe shtatë personave të tjerë.