28 April
Ndërmjetësuesi i Komisionit Evropian për krizën politike në Maqedoni ka shkruar një letër drejtuar kreut të VMRO-së Nikolla Gruevskit ku i thotë: “Tashmë jeni në opozitë ndaj mbani përgjegjësinë për turpin në Kuvend.
Edhe pse jeni parti më e madhe pas zgjedhjeve, mos harroni se kjo nuk do të thotë asgjë. Duhet ta pranoni, zoti Gruevski se nuk je parti më e madhe nëse fiton zgjedhjet por nëse fiton pushtetin me shumicë parlamentare.
Ju e humbët shumicën dhe pushteti nuk është më në duart tuaja. Dhuna asnjëherë nuk e ka kthyer pushtetin”, shkruan Vanhoutte.
“Zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit ishte e pastër si kristali, dhe e ka kthyer demokracinë në vend.
Duke u bazuar në ligjet ndërkombëtare, kjo zgjedhje është legjitime. Mos u lodhni me gjykata dhe me dhunë ndaj këtij vendimi.
Deri tani ju keni refuzuar që t’i jepni liri mediave, të organizoni zgjedhjet lokale në kohë, të pranoni rezultatet e zgjedhjeve të kaluara dhe rezultatin e bisedimeve për qeverinë, t’i përgjigjeni thirrjeve të qytetarëve sinqerisht, të mbroni gazetarët nga sulmi!
Ju zoti Gruevski, duhet të pranoni humbjen dhe të lëshoni skenën politike. Qytetarët e Maqedonisë duhet që të mësohen që të zgjohen në mëngjes me demokraci, i liruar nga presionet dhe nga frika.” përfundon Vanhoutte.