Vullneti i shumicës do të realizohet deri në fund, proceset demokratike vazhdojnë pas përzgjedhjes legjitime të kryetarit të ri të Kuvendit, kanë thënë nga LSDM në komunikatën e sotme për mediat në të cilën mes tjerash, përcjell SHENJA, apelojnë që qytetarët të ngelin të qetë.
“Dhuna mbi përfaqësuesit legjitim të qytetarëve në Kuvend dhe mbi Shtëpinë ligjvënëse është rezultat i konfliktit politik, urrejtjes, ndarjeve, nxitja e trazirave është rezultat i Nikolla Gruevskit, të përkrahur nga Gjorge Ivanov dhe Trajko Velanovski dhe kjo nuk duhet të përsëritet. Do të përgjigjen për rrezikimin e qytetarëve dhe të mos bien pre e skenarëve me të cilat Nikolla Gruevski dhe grupi i ngushtë kriminel rreth tij dëshirojnë të provokojnë jostabilitet, për shkak se në këtë shohin shpëtim të vetvetes nga përgjegjësia”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.