Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federika Mogerini, sot në mëngjes para takimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së në Maltë, ka komentuar zhvillimet e mbrëmshme në Kuvendin e Maqedonisë, raporton SHENJA.
Ajo tha se ngjarjet që ndodhën në Kuvend ishin të tmerrshme dhe shqetësuese.
“Atë që e pamë mbrëmë në Shkup është veçanërisht shqetësuese dhe shumë e tmerrshme për të gjithë ne. ne vlerësojmë se dhuna është çdoherë e papranueshme, madje edhe më shumë kur ndodh në shtëpinë e demokracisë, në Kuvend dhe ne besojmë se në Shkup duhet të ndjeken parimet e Kushtetutës, demokracisë dhe të përpjekje për të nxjerr vendin nga kjo situatë krize e cila mund të jetë shumë e rrezikshme”, tha Mogerini. /SHENJA/