Qindra anëtarë dhe simpatizantë të LSDM-së kanë pritur në seli kryetarin e kësaj partie, Zoran Zaev, dhe deputetët tjerë të kësaj partie.
Me brohoritje të shumta dhe me ovacione, simpatizantët e LSDM-së në orët e vona të natës kanë pritur liderin i tyre, i cili ishte në mesin e deputetëve që sot u sulmuan në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Zaev përfundoi i përgjakur, e më pas mori edhe trajtim mjekësor.