Agjencia për shërbime audio dhe audio-vizuele promovoi “Rrjetin për njohuri mediatike në Republikën e Maqedonisë”. Ky rrjet ka për qëllim nxitjen e bashkëpunimit në mes të aktorëve të ndryshëm në shoqërinë e Maqedonisë, të cilët krijojnë dhe zbatojnë politika si dhe realizojnë aktivitete dhe projekte në sferën e njohurive mediatike. Themelues të këtij rrjeti janë 33 institucione shtetërore, institucione arsimore,organizata qytetare dhe media, në mesin e të cilëve edhe Televizioni Shenja dhe Televizioni Era.
Sipas drejtorit të Agjencisë së Mediave, Zoran Trajçevski, arsyet e themelimit të këtij rrjeti janë nevoja për forcim të bashkëpunimit me qëllim të arritjes së rezultateve më të mira, si dhe vetëqëndrueshmëria e projekteve tanimë të zbatuara.
“Në vijim është përgatitja e një materiali DVD dhe informata për njohurinë mediatike, për shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë, për të cilën përmbajtje kanë mundësuar më shumë anëtarë të rrjetit. Një pjesë e këtij materiali janë klipet që projektohen gjatë ngjarjes, disa prej tyre tanimë janë transmetuar nëpër media. Klipet janë paraparë para se gjithash për popullësinë e , por vlerësojmë se është mirë të transmetohen nëpër televizione, veçanërisht pasi kanë të bëjnë me çështje me karakter publik”, ka deklaruar Zoran Trajçevski, Drejtor i Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audio-vizuele.
Edhe ambasadori i Delegacionit Europian në Shkup, Samuel Zhbogar ofroi mbështetje për këtë rrjet. Ai tha se njohuritë mediatike janë shumë të rëndësishme për demokraci të shëndoshë si për lirinë e mediave dhe pluralizmit.
“Njohuritë mediatike u ndihmojnë qytetarëve të marrin pjesë në proceset demokratike dhe të luajnë rol aktiv në to. Njohuria mediatike është e ndërthurur me zhvillimin e mendimit kritik të qytetarëve dhe me aftësinë e tyre që të jenë në rrjedha me sfidat e teknologjisë dhe ndryshimet në shoqëri. Bashkimi Europian do të vazhdojë t’i mbështet reformat e nevojshme në media dhe ky rrjet do të jetë partneri ynë i vlefshëm në këtë drejtim”, ka thënë Samuel Zhbogar, Ambasadori I BE-së.
Informacionet për aktivitetet dhe risitë, Agjencia për shërbime audio dhe audio-vizuele, do t’i publikojë në ueb faqen e vet, në kategorinë për njohuri mediatike, derisa të përpunohet një ueb faqe e veçantë.
Ajnur Bafqari /SHENJA/
Promovohet Rrjeti për njohur mediatike by tvshenjaofficial