27 April
Qytetarët adresojnë kritika të shumta drejt faktorit politik shqiptar për ngërçin e thelluar politik në periudhën e fundit. Më ashpër ata shprehen për partinë e Ali Ahmetit e cila sipas tyre nuk është gjithaq e vendosur për partneritet me LSDM-në si pasojë e lidhjeve të ngushta me VMRO-DPMNE-në. Ata thonë se po humbin durimin ndërkaq shtojnë se një gjendje e tillë sa vjen e përkeqëson përditshmërinë e tyre.
“ Ata e kanë shkaktuar gjithë këtë krizë politike, dy partitë VMRO dhe BDI”.
“ I nervozuar jam me këto partitë, sepse nuk punohet në rregull”.
” Fajin më së shumti e kanë partitë shqiptare sepse nuk i kanë ndarë ende punët me VMRO-në mund edhe të bashkëpunojnë me VMRO-në. Partitë shqiptare duhet rreptësishtë t’i ndalojnë ato dhe të ecim para. Më shumë kanë dëshirë të shkojnë me koalicionin e më parshëm se sa me këtë që e kanë shumicën. Mjaft më, s’dinë as populli çfarë të bëjë, ngërç politik, ngërç ekonomik, social, shtet I bllokuar”.
“ Ata e përkrahin Gruevskin, të gjithë partitë shqiptare. Përse nuk formohet Qeveria? Kë presin? Kanë shumicën dërmuese, çka presin? 3:26 Dihet kush është fajtor, kush ka qenë në pozitë dhjetë vite? Për gjendjen e shqiptarëve dihet kush është fajtor, ata që kanë qenë në pushtet”.
“ Ata që janë në krye të partive duhet ta mbajnë rendin. Jemi rritur bashkë, jetojmë bashkë dhe le ta bëjmë Maqedoninë së bashku. Lus Ali Ahmetit që ta ruaj qetësinë dhe mos të provojnë të bëjnë grindje Maqedonas me Shqiptarë”.
“ Përgjegjësit, ata të cilët janë në pushtet gjithmonë janë fajtorë krahasuar me opozitën, gjithherë ashtu ka qenë por ja shohim se edhe opozita tani nuk po vendosin, diçka ka por se çfarë nuk e di”.
“ Për gjendjen e shqiptarëve më së shumti fajtorë janë BDI-ja. Lavdërohen para njerëzve ndërsa punët nuk i kanë askund. Vetëm paratë e tyre t’i shtinë në xhep dhe për gjërat tjera s’ka lidhje , por jo, nuk është ashtu e drejtë”.
“ Të gjitha nga pak janë fajtor, dhe prandaj kemi ardh në këtë gjendje se nuk fillojnë nga vetvetja por shikojnë gabimin në tjetër vend ta hedhin – shprehen qytetarët e anketuar nga Alsat M.
Qytetarët kërkojnë formimin sa më të shpejtë të Qeverisë së re me qëllim të përmirësimit të gjendjes.
Vjollca Aliti