Zaevi është deputeti i vetëm i aboluar. Ai është i parë i cili ka thirrur publikisht që të bëhet grusht shtet me një Kuvend paralel. Kështu tha deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski.
“Presioni në të cilën ai gjendet është i madh, për të zbatuar normat nga Platforma e Tiranës të cilat nënkuptojnë redefinim të shtetit. Për këtë shkak, Zaevi i aboluar në kundërshtim me Rregulloren dëshiron të heshtë deputetët për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit. Zaev është i kërcënuar nga strukturat e narko-trafikut të cilët e kanë ndihmuar në zgjedhjet. Ai sot pa ndjenja për shtetësinë thërret të formohen para-institucione dhe me këtë e devalvon Kuvendin, Kushtetutën e Maqedonisë. Thirrja e tij është thirrje për tensione, konflikt dhe grusht shtet”, tha Milloshovski, raporton SHENJA.
Ai ka shtuar se kryetar i Kuvendit mund të zgjidhet vetëm në Kuvendin e Maqedonisë, në ASHAM, zgjidhet kryetari i ASHAM-it.
Ai tha se VMRO do të mbroj zërin e popullit, institucionet dhe pavarësinë e Maqedonisë. /SHENJA/